Tifozat Kuq e Zi – humanistë të vërtetë, ndihmojnë rindërtimin e dy qendrave shëndetësore

Tifozët e kombëtares sonë ‘Kuq e Zi’ edhe njeherë tjetër kanë treguar anën e tyre humane.
Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare, ata do të ndihmojnë në rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në qytetin e Durrësit dhe Shijakut, transmeton Indeksonline.
“Vendim për
Miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe tifozëve Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak” shkruhet ndër të tjera në vendimin e nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
/Indeksonline/
