75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Ankohet Kloppi: Ne s’kemi pushuar asnjëherë, City ‘PO’

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, vazhdon ankesat e tij gjatë këtij sezoni.

Skuadra e Liverpoolit në këtë vikendi do ta ketë testin kryesor për të treguar nëse është për titull apo jo, shkruan IndeksOnline.

Jurgen Kloppi gjatë një konference shtypi ankohej se pse Liverpooli s’ka pasur asnjë ditë pushimi, e Manchester City “PO”.

“Ne s’kemi pasur pushim. Manchester City ka pushuar 2 javë për shkak të Covidit-19. Është një vit i vështirë”, ka thënë Kloppi.

Derbi i javës midis Liverpoolit dhe Manchester Cityt zhvillohet, më 7 shkurt (e diel) ora 17:30./IndeksOnline/