Kryetari i “Dardanëve”, Kemal Ademit: Deri kur me ju duru?

Gjatë ditës së sotme futbollisti, Kemal Ademi dha një deklaratë befasuese në lidhje me të ardhmen e tij.
Në një intervistë për mediumin zviceran, “20min.ch”, Ademi tha se do të ishte i lumtur nëse do të pranonte ftesë nga trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, shkruan IndeksOnline
“Do të isha shumë i lumtur nëse Vladimir Petkoviq do të vinte në kontakt dhe do të thoshte: Kemal, kam nevojë për ty. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur” – u shpreh Ademi.
Por, për këtë deklaratë të Ademit ka reaguar ashpër kryetari i “Dardanëve”, Lul Berisha, ku tha se duhet me u kriju një grup që i grumbullon lojtarët me fakte.
