Conte nuk ishte prezent në ndeshjen me Fiorentinën – Ndihmësi i tij vjen me deklaratën e madhe!

Interi mbrëmë arriti të bëjë befasinë, pasi mposhti Fiorentinën me rezultat final në 0:2.
Me këtë fitore, Inter aktualisht mban kreun e tabelës me një pike më shumë se Milani, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes, në mungesë të Contes, që ishte i dënuar, zëvendësi Cristian Stellini foli për këtë takim, duke thënë se Conte është udhëheqësi i tyre.
“Nuk duam të vëmë presion askujt, por mendojmë vetëm për rrugën tonë. Nuk ishte lehtë të fitohet në Firencë.
Pikët e arkëtuara janë të rëndësishme për të gjithë dhe këto ndeshje janë të vështira pasi kemi vetëm dy ditë pushim ndërmjet tyre.
Kemi bërë një paraqitje optimale dhe jemi të kënaqur. Conte? Me karizmin e trajnerit tonë është vështirë të dështohet. Për ne janë shumë të rëndësishme këshillat dhe ndihma e tij. Ai është udhëheqësi ynë”, tha Stellini.