75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / AR

Capital T tregon se kur do fillojë me koncerte

Trim Ademi i njohur me emrin e artit si Capital T është një nga artistët më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Ai është shumë i kërkuar nga publiku, ku gjatë karrierës së tij ka pasur me qindra koncerte, në çdo vend ku ka shqiptar, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, shpalosi më shumë rreth këngëve të tij duke paralajmëruar për hite të reja.

“4-5 projekte të kryme po nuk kam asgjë konkrete për shkak të situatës, janë këngë solo por do të ketë edhe bashkëpunime.”

Ai këtë vit nuk shpreson që do fillojë me koncerte.

“Ma merr mendja që edhe këtë vit nuk ka, për shkak të pandemisë” tha ai për Indeksonline.

Capo gjithashtu foli edhe për tubimet politike që po mbahen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mendoj që është keq që po mbahen tubimet politike, e koncertet jo. Është një dëme shumë i madh edhe financiarisht edhe emocionalisht mirëpo na ka bërë që më reflektu, me kalu kohë me familje pse jo me gjet edhe një kreativitet ma shumë, më punu ma shumë. Kjo pandemi, ky virus i ka pas anët pozitive të veta” tha reperi./Indeksonline/