75 Mall Live Search
23:22 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Ndërhyrja ‘horror’ e Dakonam, lëndohet keq ylli i Sevillas

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore si vendas ndaj Getafes në xhiron e 22-të të La Ligas. Klubi i Lopeteguit fitoi 3 me 0.

Momenti më i keq i ndeshjes ishte ai i minutës së 54-të kur ylli i skuadrës Ocampos u largua nga loja për shkak të një lëndimi të rëndë, shkruan IndeksOnline.

Ishte lojtari Dakonam që bëri një ndërhyrje të ashpër te lojtari francez, meqë rast u ndëshkua edhe me karton të kuq direkt.

Në këto minuta ndodhi edhe një ‘përleshje’ mes Lopeteguit dhe Bordalas Jimenes – të dy u ndëshkuan po ashtu me karton të kuq.

Me këtë lëndim, Ocampus rrezikon paraqitjen ndaj Barcelonës në Kupën e Spanjës./IndeksOnline./