75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Formacionet e mundshme: Liverpool – Manchester City

Derbi i madh po vjen, Liverpool – Manchester City do të takohen sonte për ndeshjen e xhiros së 23’të në Premierligë.

Skuadra e Liverpooli kërkon që ta fitojë këtë takim, pasi është shtatë pikë larg kreut, pra aty ku ndodhet City, shkruan IndeksOnline

Kështu, tashmë janë publikuar edhe disa variante të mundshme të formacioneve për natën e sotme.

Sipas mediave angleze, Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në formacion startues për ndeshjen e sotme, por mbetet të shihet vendimi final dhe zyrtar i trajnerit Klopp.

Këto janë formacionet e mundshme.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson; Thiago, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Sterling, Jesus, Foden