75 Mall Live Search
13:15 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Napoli e konfirmon lëndimin e Manolas, Rrahmani mund të përfitojë

Skuadra italiane, Napoli, ka konfirmuar lëndimin e Kostas Manolas.

Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Kalidou Koulibaly, listës së problemeve në mbrojtje iu është shtuar edhe Kostas Manolas me lëndimin e tij.

Napoli konfirmoi në uebfaqen e klubit se Manolas ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë dhe koha e rikupërimit nuk dihet ende.

Manolas u zëvendësua pas 68 minutash në duelin ndaj Genoas, ai u zëvendësua nga Amir Rrahmani. Tani, Rrahmani mund të përfitojë nga situata e lëndimeve në mbrojtje dhe të fitojë besimin e Gattusos gjithashtu duke ngritur formën e lartë që kishte në sezonin e kaluar.

Manolas do ti nënshtrohet testimeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e lëndimit sot.