Dogana në Gjermani kap në kontrabandë 600 kilogramë mish të terur, erdhi nga Ballkani Përëndimor me dy autobusë

Oficerët doganorë gjermanë, në Stuttgart, sekuestruan rreth 600 kilogramë produkte të mishit të tharë gjatë kontrollit në dy autobusë që mbërritën nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mishi i terur ishte paketuar në çanta udhëtimi dhe nuk kishte asnjë dokument regjistrimi. Policia ka detyruar kontrabandistët që të paguanin të gjitha shpenzimet e sekuestrimit të mallit.
“Produkte të tilla të mishit mund të mbajnë patogjenë shumë ngjitës dhe të çojnë në një përhapje të rrezikshme të epidemisë në Gjermani”, ka thënë shefi i stacionit veterinar në rrethin e Eschlingen, Christian Markwart.
Doganat në aeroportin në Stuttgart kapin më shumë se katër tonë ushqime çdo vit, të cilat kontrabandistët përpiqen t’i importojnë në Gjermani pa leje dhe pa certifikata./Indeksonline/