75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / Blerim

Rusia dëbon një diplomat shqiptar

Rusia tha të hënën se po dëbon një diplomat shqiptar si kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Shqipëria muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme tha se diplomati shqiptar duhet të largohet nga Rusia brenda 72-orësh.

Një diplomat rus u urdhërua të largohej nga Shqipëria në janar për shkeljen e rregullave për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Rusia tha se dëbimi u bë me një “pretekst të sajuar”.