Asllanaj në katër fshatra : Bashkë me këtë mbështetje, LDK vazhdon të jetë e para.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e nëndegëve të fshatrave Sopijë, Sallagrazhdë, Bukosh dhe Dubravë, ku Asllanaj ritheksoi që fitorja për LDK-në është e sigurt.
“Duke takuar në vazhdimësi strukturat e LDK-së në Komunën tonë, unë jam i bindur që do të dalim të parët”, u shpreh Asllanaj.
“Frymën e vetme rugoviane në qytetin e Suharekës nuk po mund t’a mposhtë askush” tha kandidati për deputet nga LDK Sali Asllanaj, i cili iu rikthye garës për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 41.
Asllanaj në terren tha që po vërehet mbështetja ndaj kandidatëve të kësaj ane dhe që nga kjo mbështetje nuk ka se si të mos fitojë LDK, si parti e parë edhe në të kaluarën në Komunën e Suharekës.
Ndryshe Asllanaj me bagazhin e tij politik qysh nga paslufta, me tre mandate kryetar komune dhe me një mandat prej deputeti, tash iu është rikthyer garës për ulëse në Kuvendin e Kosovës.


