Suarez i pandalshëm tek Atletico Madrid, thyen rekordin e Cristiano Ronaldos

Luis Suarez po vazhdon të jetë një “ujk i vjetër” në La Liga.
Sulmuesi nga Uruguai është duke shkëlqyer me fanellën e Atletico Madridit, transmeton Indeksonline.
Ai sonte shënoi dy gola kundër Celta Vigo, por skuadra e tij nuk arriti më shumë se një pikë.
Me këtë dy golësh ai ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos që e kishte tek Real Madridi.
34 vjeçari ka shënuar 16 gola në La Liga këtë sezon, duke u bërë futbollisti më i shpejtë në La Liga që shënon kaq gola në 17 ndeshjet e para për një klub në Spanjë.
Cristiano Ronaldo kishte shënuar 15 gola në 17 ndeshjet e para me fanellën e Real Madridit në La Liga./Indeksonline/