75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Djali i Didier Drogbas e nis aventurën në Itali

Isaac Drogba, djali i legjendës së futbollit afrikan (Didier), është transferuar në futbollin italian.

Pas aventurës në Francë, te skuadra e EA Guingamp, sulmuesi 20-vjeçar tani do të luajë në Ligën e Katërt në Itali, te skuadra e Flogore Cartese, shkruan IndeksOnline.

Që nga 1 korriku i vitit 2020, Drogba i ri kishte mbetur pa skuadër. Ai luajti edhe tek Akademia e Chelseat në sezonin 2018.

Isaacu i ka disa tipare sulmuese të babait të tij, por vetëm ndonjë mrekulli e madhe mund ta bëjë atë si ish-futbollistin e Chelseat./IndeksOnline/