75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / B O

Vuçiq, pas shuplakës së Biden, i kthehet Kinës: Është miku ynë i vërtetë!

Pak ditë pas shuplakës së SHBA ndaj Beogradit, presidenti i Serbisë i ka bërë një karshillëk të fortë Perëndimit. Vuçiç ka zgjedhur KinëVuçiç, pas shuplakës së Biden, i kthehet Kinës: Është miku ynë i vërtetë!n, armikun momental të Uashingtonit si partner të zgjedhur, duke e cilësuar atë si një “mik i vërtetë që po e ndihmon në ditë të vështira”.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i kërkoi Serbisë në një letër zyrtare që të njohë sa më shpejt shtetin e Kosovës.

Në një intervistë me grupin mediatik kinez (CMG), duke përshkruar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës –Vuçiç tha se një mik që gjendet në nevojë është një mik i vërtetë dhe falënderoi për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që Kina i dha Serbisë.

Në prag të Samitit të sotëm të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Vuçiç tha se ai ishte shumë i interesuar të dëgjonte fjalimin e Presidentit kinez Xi Jinping, pikëpamjet e tij mbi të ardhmen globale.

Presidenti serb, në intervistën për grupin mediatik kinez i ka bërë thirrje Pekinit që të vijojë programin e saj në Ballkan. Gjatë kulmit të pandemisë Covid 19, Serbia ishte i vetmi vend ballkanik që pranoi ndihmën kineze.

Kina është një nga investitorët e rëndësishëm të ekonomisë serbe, e cila ka financuar disa programe publike, ndër të cilat rrugë dhe hekurudha, si dhe pagesat publike të rrogave e pensioneve.