Drenica pa problem, kalon në raundin tjetër të Kupës së Kosovës

Skuadra e Drenicës ka kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.
Klubi kosovar e ka nisur për mrekulli stinorin pranveror me fitoren 4 me 0 ndaj KF Ulpianas, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë përballje i shënuan: Rapo në minutën e 14-të, Zabërgja në minutën e 45-të dhe Uka në minutën e 55-të.
Me fitore, Drenica kalon në 1/8 e finales – kundërshtarin e ri e mëson pas shortit nga FFK-ja./IndeksOnline/