75 Mall Live Search
17:25 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

Batatina i kundërpërgjgjet Shkëmbit: Federata dhe delegati na lejuan shikuesit në stadium

Sot në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ishin të pranishëm rreth 200 shikues, të cilët përcollën ndeshjen e Kupës së Kosovës Llapi – Ballkani.

Pas humbjes dhe eliminimit nga Kupa, trajneri i Ballkanit Bledi Shkëmbi thumboi Llapin për lejimin e tifozëve në stadium duke thënë ‘më vjen mirë që u rikthyen tifozët këtu në Podujevë’.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar trajneri i Llapit Tahir Batatina duke thënë se Federata e Futbollit të Kosovës dhe delegati i ndeshjes [Senad Hamziq], kanë lejuar hyrjen e tifozëve.

Batatina poashtu shtoi se në tribuna ka pasur edhe tifozë të cilët kanë përkrahur Ballkanin.

“Bledi nuk ka karrierë shumë të madhe si trajner dhe nuk është mësu me shikues. Bledi duhet me ditë që futbolli luhet për shikues. Sot na u ka leju nga Federata dhe delegati me kanë shikuesit në ndeshje, tifozët kanë të drejtë me brohoritë sepse e mbështesin klubin e zemrës. Kërkojë që në të gjitha ndeshjet të kthehen tifozët”

“Bledi duhet të jetë një zë kërkues që të kthehen tifozët në stadiume sepse futbolli luhet për ta. Ndoshta Bledi nuk i ka pa disa persona që kanë qenë në tribuna dhe e kanë përkrahë skuadrën e vetë” deklaroi Batatina për Indeksonline.