75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Ferizaj: Inspektorët i kërkuan pronarit t’i largoj klientët pas orarit, ai i fyen e i përzën nga lokali

Tre inspektorë sanitarë në komunën e Ferizajit janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Ata gjersa ishin duke bërë inspektimin e lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore lidhur me pandeminë kishin vërejtur se një  kafiteri kishte qenë e hapur në të cilin lokal kishin qenë rreth 20-25 persona, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të PK-së, pasi kërkesës që t’i largoj persona nga lokali dhe për kontrollimin e dokumentaconit ata ishin fyer me fjalë nga pronari dhe i kishte përzën inspektorët.

“Rr. Shkelzen Haradini, Ferizaj 08.02.2021-23:00. Është raportuar se tri viktimat (inspektorë sanitar) derisa kishin qenë në kryerje të detyrës duke bërë inspektimin e lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore lidhur me pandeminë kishin vërejtur se një  kafiteri kishte qenë e hapur në të cilin lokal kishin qenë rreth 20-25 persona. Inspektorët kishin kërkuar nga përgjegjësi i lokalit që personat prezent t’i largojë nga lokali dhe i kishin kërkuar dokumentacionin, por i njëjti kishte refuzuar, i kishte fyer me fjalë dhe i kishte larguar nga lokali. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk e kanë hasë të dyshuarin”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/