Ndalohet kamioni në Han të Elezit, skaneri i “kap” 12 persona shtetas të Afganistanit

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se në një kamion me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit.
Rasti ka ndodhur në Han të Elezit, më 4 shkurt 2021, shkruan IndeksOnline.
Dyshohet se ata janë bartur nga Greqia.
Hani i Elezit 04.02.2021-04:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit, duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/