Rrahmani: Atalanta na vuri në presion…

Amir Rrahmani ka reaguar pas humbjes nga skuadra e Atalantas në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e Atalantas ka siguruar finalen e madhe në Coppa Italia, duke mposhtur 3 me 1 mbrëmë ekipin e Napolit, shkruan IndeksOnline.
Për herë të parë, Amir Rrahmani pati paraqitje për 90 minuta.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka reaguar pas ndeshjes, duke thënë se kundërshtari ishte fantastik dhe ishte shumë e vështirë.
“Një ndeshje shumë e vështirë. Atalanta na vuri në presion të madh”, ka thënë Rrahmani.
Kujtojmë që finalja e madhe në Kupën e Italisë do të zhvillohet mes Juventusit dhe Atalantas./IndeksOnline/