75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Arbër Tolaj paraqitet pas aksidentit që pësoi mbrëmë: Falë Zotit jam mirë

Ish-deputeti i AAK-së dhe kandidati për të njëjtën pozitën në zgjedhjet e 14 shkurtit, Arbër Tolaj, është aksidentuar mbrëmë në Deçan. Doktori i njohur kosovar ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Të nderuar miq, kolegë, e familjarë. Duke pasur parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, ju bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.

Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme.
Ju falenderoj për interesimin”, shkruan Tolaj në njoftim./Indeksonline/