75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Covid-19 arsyeja pse Blerim Xhemaili la Kinën!

Blerim Xhemaili ishte transferuar në Kinë te skuadra e Shenzhen FC, dhe ishte pikërisht pandemia që bëri të largohej menjëherë nga aty.

Covidi-19 ka origjinën nga Kina. Në këtë pjesë të shtetit ishin rastet e para gjatë vitit të kaluar. Pikërisht gjatë atij viti, Blerim Xhemaili ishte transferuar në Shenzhen, shkruan IndeksOnline.

Ai nuk bëri asnjë paraqitje me këtë skuadër, sepse ishte koha kur “shpërtheu” pandemia dhe e gjithë bota u mbyll.

“Ndihesha shumë mirë në Kinë, por doja të kthehesha. Dallimet kuluturore janë të mëdha, por për shkak të koronavirusit unë lashë Kinën dhe erdha në Zvicër. Nuk arrita ta shihja familjen time për tetë muaj. Kjo është arsyeja pse unë mora vendimin për t’u rikthyer në shtëpi”, ka thënë Xhemaili.

Xhemaili është rikthyer te skuadra e tij e dikurshme Zurich. Ai përmes intervistës tregoi edhe klubin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.

“Koha në Napoli ka qenë e jashtëzakonshme. Ishin tre vjet shumë të mirë në një klub kaq të madh dhe ambicioz. Po ashtu edhe në Turqi, pata fatin të luaja në klubin e madh Galatasaray tradicional. Të dyja ekipet, Napoli dhe Galata janë fanatikë dhe kam kaluar shumë mirë aty”, vazhdoi futbollisti shqiptar.

Gjatë këtij sezoni, Xhemaili ka bërë 2 asitime në katër paraqitje me ekipin zviceran./IndeksOnline/