75 Mall Live Search
22:01 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

KQZ jep 140 mijë euro për dezinfektues, maska e doreza për zgjedhjet e nesërme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kurorëzuar një kontratë për furnizim me dezinfektues, maska, doreza dhe rroba për Zgjedhjet e parakohshme.

Fillimisht vlera e parashikuar ka qenë 140 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Eco Solution” Sh.P.K.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 136 mijë e 398,04 euro.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 138 mijë e 152,10 euro.

Vlen të përmendim faktin se KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit ka certifikuar 28 subjekte politike./IndeksOnline/