Curry bën ‘çmenduri’ – fantastik në fitoren e Golden State

Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në basketbollin amerikan.
Golden fitoi me rezultat 111-105 ndaj Orlando Magic, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i mirë në ndeshje ishte Steph Curry – i cili realizoi 40 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.
Te kundërshtarët, basketbollisti më i mirë ishte Vucevic me 25 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime.
Fitore kanë arritur edhe skuadrat, Boston Celtics. Të cilët mposhtën Toronto Raptors me rezultat 120-106. Fitore ka arritur edhe Indiana Pacers ndaj Detroit Pistons./IndeksOnline/