Fabregas: Do doja ta kisha shpejtësinë e Henry dhe inteligjencën e Messit!

Futbollisti i Monakos, Cesc Fabregas, ka folur për lojtarin përfekt.
Gjatë një interviste ish-lojtari i Barcelonës ka ëndërruar ta kishte shpejtësinë e Thierry Henryt dhe inteligjencën e Lionel Messit, shkruan IndeksOnline.
“Do doja ta kisha shpejtësinë e Thierry Henryt, cilësinë dhe inteligjencën e Lionel Messit dhe zemrën e Carles Puyolit ose të John Terryt”, ka thënë Fabregasi.
Për pasuesin më të mirë, ai ka thënë se dëshiron të jetë vetvetja.
“Për pasimin e fundit nuk doja të bëja ndryshime. Dua të qëndroj unë, vetëvetja për të qenë i sinqertë”, vazhdoi Cescu.
Fabregasi ka luajtur për klubet si, Monaco, Chelsea, Barcelona dhe Arsenali. Ai ka shënuar afro 130 gola dhe ka bërë 210 asiste./IndeksOnline/