75 Mall Live Search
11:53 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Sot gjyqi mund ta pasurojë Bielsan, në pritje janë 19 milionë euro!

Gjyqi midis Marcelo Bielsas dhe skuadrës franceze, Lille do të zhvillohet sot gjatë ditës (e premte).

Tekniku argjentinas shpreson shumë që t’i prekë 19 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Skuadra dhe trajneri janë në gjyq për shkak të shkarkimit të Bielsas gjatë vitit 2017 dhe sipas pretendimeve të agjentit ky shkarkim ishte i padrejtë.

Në nëntor të vitit 2017, pas një seri rezultatesh të dobëta (3 ndeshje të fituara, 3 barazime dhe 7 humbje) klubi vendosi ta shkarkonte teknikun nga Argjentina./IndeksOnline/