Njihuni me djalin e trajnerit Bernard Challandes, dikur ka qenë futbollist

Në familjen e Bernard Challandesit nuk është vetëm trajneri që është marrë me sportin.
Djali i tij, Mehdi Challandes ka luajtur deri vonë futboll.
Gjatë karrierës së tij si mbrojtës i majtë, ka luajtur për disa skuadra të njohura në Zvicër si Zurichu, Servette, Xamaxi etj.
Si 19-vjeçar kishte debutuar në Superligën e Zvicrës me Zurichun.
Por nuk arriti të gjente shumë hapësirë aty dhe u desh të kërkonte minutazh në ekipe të tjera, shkruan Indeksonline.
Challandesi u pensionua në moshën 29-vjeçare nga futbolli aktiv.
Së fundi luajti në Ligën e 4-të të Zvicrës me ekipin FC La Chaux-de-Fonds.
/Indeksonline/