75 Mall Live Search
21:49 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Kurti tregon arsyen pse nuk doli në debat me Enver Hoxhajn: Nuk po mund ta besoj që…

Albin Kurti ka treguar se pse ka refuzuar të debatoj me kundërkandidatin e tij, Enver Hoxhaj.

“Së pari, ne bëmë koalicionin parazgjedhor dhe e identifikuam saktë se zgjedhjet janë referendum. Për të dalur në debat, më duhej një përfaqësues i PLAN-it. Vetëm kështu bëhej debati. Ajo që po ndodhë sot është pasojë e 25 marsit. Në njërën anë jemi unë dhe presidentja dhe në anën tjetër janë ata.  Ata le ta nxjerrin një përfaqësues dhe e bëjmë një debat”, u shprehë ai në RTV Dukagjini, transmeton Indeksonline.

Moderatori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri i tha se pse bëri sikurse ish-presidentin, Hashim Thaçi duke i ikur debatit.

“Unë nuk po mund të besoj që po më krahasoni me ata që e kanë kapur shtetin e unë dua ta bëj të kundërtën”, tha ai./Indeksonline/