75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Rikthehet Superliga e Kosovës – Ndeshje të forta luhen sot

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të stinorit pranvero në Superligën e Kosovës në futboll.

Të trija takimet do të fillojnë në orar të njejtë, duke nisur me ndeshjen Drita – Llapi e cila është shumë e rëndësishme pasi skuadra nga Gjilani aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara, shkruan IndeksOnline

Takimi i radhës do të jetë në Pejë, ku Besa që ndodhet e fundit në tabelë e pret një Ballkan që lufton për trofe.

E ndeshja përmbyllëse e ditës së sotme do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës e Drenicës që luhet në ‘Fadil Vokrri’.