75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / A. M.

Arrestimi i gjyqtares, Rama: Vendimet e saj habitën dynjanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sërish sot arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Rama tha se gjyqtarja është një ‘monstër’ që ka përdorur forcën e pozicionit për të marrë vendimet që “kanë habitur dynjanë”.

“Fakti është se një gjykatëse, një monstër që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë me parë dhe u habit gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë. Kërkon shumë durim, ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut për gjyqtaren Altina Xhoxhaj.

Rama u shpreh se vendimi i Strasburgut tregon se Vetting-u ka qenë i drejtë dhe i duhuri për vendin, pasi sipas tij po pastrohet drejtësia./tvklan.al/