Luan Krasniqi: Rottweil është shtëpia ime/ Boksieri shqiptar flet edhe për dy nipat e tij

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi ka folur për një medium gjerman ‘schwarzwaelder’.
Krasniqi është deklaruar se Rottweil është shtëpia e tij edhe pse kohëve të fundit është duke jetuar dhe vepruar në Hamburg, shkruan IndeksOnline.
“Rottweil është shtëpia ime, dhe do të jetë gjithmonë. Por unë ndihem mirë në Hamburg. Unë po kaloj një kohë të mirë këtu”, është deklaruar Krasniqi.

Ai ka folur edhe për dy nipat e tij, Ardianin dhe Arianitin, që të dy janë duke u marrë me boks. Se a do t’i ngjajnë ata Luanit? kështu përgjigjet boksieri:
“Sigurisht se ata kanë një potencial dhe shpresoj shumë që t’i arrijnë qëllimet e tyre. Unë gjithmonë do i mbështesë”, vazhdoi tutje boksieri shqiptar.
Kohëve të fundit, Krasniqi ishte futur edhe në tema politike. Ai bëri disa komente negative në rrjetet sociale kundër deputeteve kosovarë./IndeksOnline/