Zyrtare: Pato vazhdon karrierën, transferohet në MLS

Sulmuesi i njohur brazilian, Alexandre Pato e ka vazhduar karrierën në futbollin amerikan.
Zyrtarisht ish-lojtari i Milanit ka firmosur kontratë një-vjeçare me Orlando City, shkruan IndeksOnline.
31-vjeçari së fundi ishte pjesë e Sao Paulo – por nuk e vazhdoi kontratën me këta të fundit.
Pato i cili bëri karrierë te Milan, luajti edhe për skuadrat, si: Chelsea, Villarreal dhe Tianjin Tianahai./IndeksOnline/