75 Mall Live Search
08:15 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Po dërgohej në spital pasi ishte infektuar me COVID, aksidentohet dhe humbi jetën pacientja e moshuar

Një e moshuar me COVID ka humbur jetën pasi ambulanca me të cilën udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Për shkak të dëborës dhe shpejtësisë ambulanca ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti ka humbur jetën pacientja e moshuar, ndërsa kanë mbetur të plagosur lehtë mbesa e saj që e shoqëronte dhe drejtuesit e ambulancës.