75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

DnV: 3% e vendvotimeve janë hapur me vonesë

Organizata Demokracia në Veprim ka njoftuar se është duke vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor bazuar në metodologjinë e Numërimit Paralel të Votave (e njohur si PVT).

Sipas DnV’së, 3% e vendvotimeve janë hapur me vonesë. Vonesat lidhen me mungesën e materialeve zgjedhore.

“Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve. Vonesat kryesisht ndërlidhen me mungesën e materialeve zgjedhore si: mungesa e zarfeve të fletëvotimeve me kusht në 6% të vendvotimeve, vulat, Lista e Votuesve, UV llampa, si dhe Spreji kanë munguar në 3% të vendvotimeve”, thuhet në komunikatë.