Moti me borë e ngrica, dalja në votime e ulët në Kamenicë

Moti me borë dhe ngrica ka bërë që në këtë mëngjes të këtë jo shumë qytetarë që iu kanë drejtuar qendrave të votimit.
Ndonëse zyrtarisht ende nuk ka të dhëna se sa është dallimi apo përqindja me zgjedhjet e kaluara, menaxherët e qendrave të votimet në rajonin e Kamenicës kanë thënë se dalja në votime nuk është sikurse në zgjedhjet e kaluara.
Në orën 11 e 30 minuta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dal më të dhënat e para sa i përket procesit zgjedhor dhe daljes së qytetarëve në votime./IndeksOnline/