Ura e shembur në Osojan të Istogut, pamundëson hyrjen me vetura në fshatin e banuar me serbë

Moti i ftohët ka bërë që përveç rrugëve të mbuluara me dëborë edhe shumë vështirësi të shkaktuara si pasojë e saj, të prishen edhe ura të cilat mundësojnë lëvizjen e qytetarëve.
Një prishje e tillë ka ndodhur në fshatin Osojan të komunës së Istogut, fshat ky i banuar me serb dhe banorët e së cilit janë mbetur të mbyllur shkaku i shembjes së urës.
KFOR-i ka dal në vendngjarje dhe veturat po kthen prapa që hyjnë në Osojan.





