75 Mall Live Search
14:05 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Votojnë të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.

Dukshëm në këtë qendër po respektohen edhe masat kundër pandemisë Covid-19, shkruan Indeksonline.

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, të drejtë votë kanë 150 të paraburgosur.

Procesi në këtë qendër është vëzhguar jo vetëm nga ekipet e kësaj qendre të sigurisë por edhe nga Avokati i Popullit dhe ekipet mobile të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, Isuf Ibërdemaj, në një intervistë për IndeksOnline ka thënë se procesi i votimit në këtë qendër ka shkuar shumë mirë dhe nuk është paraqitur ndonjë problem deri më tani.

“Procesi ka filluar me rregull, gjithsej në listë janë 150 të paraburgosur që do të votojnë, por disa prej tyre kanë zgjedhur edhe të mos shprehin vullnetit të votojnë ”, ka thënë Ibërdemaj.

Ndër të tjera drejtori i QP-së, Ibërdemaj ka thënë se deri tek përpilimi i listave me dokumentacion që kanë të drejtë vote në këtë qendër ka qenë proces që ka shkuar mirë.

“Kemi pasur një proces që i kemi hequr nga lista disa të paraburgosur që janë liruar, e ky proces nuk ka marrë kohë shumë dhe në një afat të shkurtë i kemi larguar nga kjo qendër, listën e këtyre të 150 të paraburgosurve që janë në këtë qendër”, ka thënë drejtori Ibërdemaj./Elmedina Ballazhi/IndeksOnline/