Dëmtohet një billbord në Mitrovicë të Jugut

Kosova sot voton dhe kanë mbetur edhe 3 orë derisa qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dalin në votime.
IndeksOnline nga Mitrovica e Jugut raporton se si një billbord ku shihet fytyra e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj ishte e mbuluar nga ajo e Avdullah Hotit, e kjo e fundit ishte shkatërruar.
Nuk dihet nëse e ka prishur dikush apo është dëmtuar nga era.

