75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

KQZ në infektivë, votojnë shumë pak të infektuar

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shkuar në Qendrën Infektive në Prishtinë.

Nga 89 pacient sa janë të infektuar vetëm 15 kanë mundur të votojnë, mëson Indeksonline.

Kjo pasi regjistrat për votim në Infektivë janë bërë 2 javë më herët, prandaj pacientët e ri që janë ardhur në Infektivë në javën e fundit nuk kanë qenë të regjistruar.

Prej 89 pacientëve, 74 nuk kanë mundur të votojnë pasi nuk kanë qenë pjesë e regjistrave./Indeksonline/