Shtimja “ushton” nga këngët e aktivistëve të LVV-së!

Rruga kryesore e komunës së Shtimes është “bllokuar” nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pas mbyllës së qendrave të vendovotimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan IndeksOnline.
Një grumbull i njerëzve dhe aktivistëve janë mbledhur në rrugë duke kënduar e brohoritur.
Deri më tani, sipas të dhënave të KQZ-së, në votime kanë dalë 46% votues.
Ndërsa, sipas sondazheve të televizioneve Lëvizja Vetëvendosje i prin listës fituese./IndeksOnline/
