75 Mall Live Search
01:14 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Malisheva, “hasreti” i Nismës

I vetmi rezultat me të cilin mund të krenohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare NISMA e Fatmir Limajt, është se ajo ka fituar në komunën e Malishevës.

Ku janë numëruar votuar rreth 93 përqind të votave në total në nivel vendi, kjo parti ka marr vetëm 2,67 në total të votave, që praktikisht ka mbetur e lënë jashtë legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.


Ndërkohë që  në afërsisht 99 përqind të votave të numëruara në komunën e Malishevës, NISMA prinë me 31, 60, e ndjekur menjëherë nga VV me 30,22 të votave.

Kujtojmë se deri më tani Malisheva është konsideruar bastion i NISMA-s së Fatmir Limajt. Që prej ndarjes së tij me PDK-në, Malisheva është rreshtuar krah Limajt, madje që dy mandate, kandidati i tyre Ragip Begaj është duke e udhëhequr këtë komunë.