75 Mall Live Search
06:01 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hani një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe zbuloni 1001 arsye pse

Mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të ekzistojë dhe është përdorur për shekuj të tërë si një ilaç i fuqishëm antibioktik.

Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të yndyrës, kolesterolit dhe sodiumit. Prandaj rekomandohet të konsumohet çdo ditë. Konsumimi i mjaltit në vazhdimësi do ju sjell shumë të mira shëndetësore.

Ja disa prej tyre:

Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
Lufton aneminë.
Qetëson kollitjen prandaj rekomandohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit e ftohjeve.
Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë – konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.
Konsiderohet si antibiotik natyral – me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.
Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.
Konsumi i tij ju jep më shumë energji.
Stimulon oreksin, gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.Përshtatur nga ekonomiaonline.com