75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / A. A

Gjilani hyn fuqishëm në pjesën e dytë ndaj Feronikelit

Feronikeli e mbylli pjesën e parë në avantazh kundër Gjilanit me golin e Adem Maliqit.

Por ekipi i Bylbyl Sokolit u kundërpërgjigj shpejtë në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin vetëm pas 6 minutash.

Muamed Useini shfrytëzoi një tollovi në zonë për të quar topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 është në disavantazh 0-1 kundër Arbërisë.

Anes Hoti realizoi golin për ekipin nga Lipjani.

/Indeksonline/