75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / A. A

Presidenti i Feronikelit akuzon FFK-në dhe gjyqtarët: Kjo është tmerr, nuk ia vlen të shikosh futboll të Kosovës

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe gjyqtarët pas barazimit të sotëm 1-1 kundër Gjilanit.

Sipas tij, gjyqtarët ishin vendimtar duke ia mohuar fitoren Feronikelit.

“Sa i përket lojës së sotme, lojtarët dhanë gjithçka në fushë. U pa kjartë se referët na i morrën dy pikë. Prap po vazhdon Federata me të njejtat gjëra. Kjo është tmerr. Nuk ja vlen të shikosh futboll të Kosovës” deklaroi Ramaj për Indeksonline.

I pari i Feronikelit është shprehur i kënaqur me punën e trajnerit Klodian Duro.

Ramaj e konfirmoi se trajneri shqiptar do të vazhdoj punën me ‘Niklin’.

/Indeksonline/