Angli, një person gjobitet se ia tregoi gishtin e mesit radarit të shpejtësisë

Ben Baron është dënuar nga Policia Angleze pasi ia tregoi gishtat e mesit radarit të shpejtësisë.
44 vjeçari në një intervistë për media tha e dinte se ishte nën kufirin e shpejtësisë pasi e dinte se aty është radari.

“Unë e pashë atë dhe u gëzova që isha nën kufirin e shpejtësisë”, u shprehë ai.
Tani shoferi i furgonit ka nisur një faqe GoFundMe për të mbuluar gjobën – duke u zotuar të japë ndonjë para të mbetur për bamirësi./Indeksonline/
