Austria uron për procesin e zgjedhjeve: Mbetemi partner i përkushtuar ndaj rrugëtimit të Kosovës për në BE

Për procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në Kosovë kanë uruar nga Ministria e Jashtme e Austrisë, shkruan Indeksonline.
Përmes një komunikatë zyrtare, Austria ka premtuar mbështetje të plotë duke thënë se është një partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE’së.
“Zgjedhjet demokratike në Kosovë kanë rezultuar në një mandat të fortë dhe kanë sjellë pritje dhe përgjegjësi të mëdha. Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE’së”, thuhet në komunikatë.
Kur janë numëruar mbi 99% të votave LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.