Finalist të dikurshëm, Golden mposhtë Cleveland/ Curry vazhdon me ‘çmenduri’

Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA. Ish-finalistët e dikurshëm, Golden – Cleveland Cavaliers u takuan mes vete sot gjatë orës 4:00 të mëngjesit (me orar europian).
Takimin e fitoi me lehtësi skuadra e Warriors me rezultat 129-98, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i mirë në këtë takim, padyshim, ishte Steph Curry – i cili realizoi 36 pikë, 2 kërcime dhe 6 asistime.
Te ekipi i Cleveland një paraqitje të mirë e pati basketbollisti, Sexton – i cili bëri 23 pikë, 3 kërcime dhe 5 asistime. Takim të mirë zhvilloi edhe turku, Cedi Osman – me 17 pikë, 10 këcime dhe 2 asistime./IndeksOnline/