Arrestohet legjenda e futbollit italian, iu gjetën 106 bimë marihuanë

Ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parmas, Luigi Sartor, është arrestuar sot gjatë ditës.
46-vjeçarit në një shtëpi në malet e Parmas iu gjetën plot 106 rrënjë marihuanë, transmeton IndeksOnline.

Legjenda e futbollit italian po ashtu është i përfshirë në skandalet e basteve gjatë vitit 2011.
Të premten ai u gjet së bashku me një 46-vjeçar duke kultivuar marihuanë.
Sartor përveç Juves, Romës dhe Interit ka luajtur edhe për Genoan dhe Veronan. Ai po ashtu luajti edhe për Kombëtaren e Italisë./IndeksOnline/