75 Mall Live Search
19:06 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Haradinaj me urim për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, falënderon edhe strukturat e AAK-së

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë një urim special me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ai në këtë prag feste ka falënderuar aktivistet, diasporën dhe të gjithë kandidatët për deputet të AAK-së që morën pjesë në procesin e posa mbyllur zgjedhor.

Postimi i plotë Haradinajt:

Më14 shkurt të këtij viti, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Me këtë rast, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, diasporën dhe strukturat e kësaj partie.

“Me rastin e përvjetorit të13-tëtë Pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, falënderim të posaçëm për të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, strukturat e Aleancës dhe diasporën, për punën e tyre të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Urime Dita e Pavarësisë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai.

Më tej, Haradinaj, përmes një videoje ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke treguar edhe agjendën e tij për vizitat që do t’i bëjë gjatë ditës së nesërme.