75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Këngëtarja e njohur zihet ngushtë, detaji që e zbulon moshën e saj të vërtetë

Këngëtarja e njohur franceze Amanda Lear ka arritur që të mbajë të fshehtë moshën e saj reale për një kohë të gjatë.

E gjithë sekreti i’u zbulua, pasi u shkrua në radhët për të marrë vaksinën anti covid, transmeton Indeksonline.

Në Wikipedia shkruan se këngëtarja ka lindur  18 nëntor 1939, ku I bie që tani I mbush plotë 81 vjet jetë.

Edhe pse është munduar që përmes proceseve ligjore ta fsheh moshën, duket se nuk ia ka dalë mbanë.

Ajo u deklarua edhe rreth këtyre zërave duke u shprehur: “Do të doja të ndaloni së foluri për mua dhe kjo ka të bëjë me të vetmen gjë që më bën interesante. Në fund të fundit, unë nuk jam një këngëtare e  shkëlqyeshme me një zë të jashtëzakonshëm. Kështu që herë pas here kërkoj diçka për ta bërë interesante dhe për të renë në sy” u shpreh ajo.

Gjatë një interviste në vitin 2010 ajo tha se ka lindur në vitin 1950, ku I bie të jetë 70 vjeçare. Por në kohët kur u shfaq virusi ajo iu bashkua të moshuarve.

Franca tanimë ka nisur vaksinimin e të moshuarve mbi 75 vjeç ku edhe këngëtarja u regjistrua në këtë listë.

 Ajo u shpreh: “Kur të jem e vdekur, ata mund ta llogarisni se sa vjeç isha vërtet!” /Indeksonline/