Dëmtohet vetura nga një plumb qorr në Prishtinë
Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar mediat për një rast të dëmtimit të pronës.
Në raportin 24-orësh të PK-së, thuhet se gjatë ditës së djeshme është dëmtuar një veturë nga një plumb qorr.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, shkruan në komunikatën e tyre./AktivPress